Në Peru kanë vdekur 20 persona dhe 33 të tjerë janë lënduar, pasi një autobus me udhëtarë ra në një humnerë të thepisur në një zonë veriperëndimore, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas autoriteteve lokale, 33 personat e lënduar janë me lëndime të rënda.
Aksidenti ka ndodhur në provincën e Patazit duke u rrokullisur 100 metra teposhtë.
Mediat raportuan se gjendja e rrugës në këtë anë është e mjerueshme dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u humb kontrolli i mjetit.
Ambulancat dhe banorët e vendit, ku ndodhi tragjedia, ndihmuan në transportimin e të plagosurve në spitalin e qytetit më të afërt, Taya-bamba.