Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shën Petersburg të Rusisë, ku një autobus me rreth 20 pasagjerë u rrëzua nga ura dhe përfundoi në ujërat e lumit Moyk, ku për pasojë raportohet se kanë vdekur katër persona.
Katër persona të tjerë janë dërguar në spital dhe gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike.
Në videot e publikuara në rrjete sociale autobusi shihet duke lëvizur më shpejtësi në një udhëkryq, ku pasi përplas një automjet del nga rruga dhe bie nga ura në lumë.
Shoferi i autobusit, i cili për arsye që ende nuk dihen humbi kontrollin e mjetit, duke shkaktuar tragjedinë.