Autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë, së paku katër të vdekur në Rusi

Autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë, së paku katër të vdekur në Rusi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shën Petersburg të Rusisë, ku një autobus me rreth 20 pasagjerë u rrëzua nga ura dhe përfundoi në ujërat e lumit Moyk, ku për pasojë raportohet se kanë vdekur katër persona.

Katër persona të tjerë janë dërguar në spital dhe gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike.

Në videot e publikuara në rrjete sociale autobusi shihet duke lëvizur më shpejtësi në një udhëkryq, ku pasi përplas një automjet del nga rruga dhe bie nga ura në lumë.

Shoferi i autobusit, i cili për arsye që ende nuk dihen humbi kontrollin e mjetit, duke shkaktuar tragjedinë.

Related Articles