Një autobus me nxënës shkolle është përmbysur në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.
Sipas raportimeve të A2 CNN, rruga e ngushtë ka bërë që autobusët të mos shmangeshin dot, ndërsa mjeti ka përfunduar në anësore. Fatmirësisht, shtyllat prej betoni e kanë mbajtur autobusin, duke shmangur rrëzimin e plotë të tij.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për hapjen e derës, si dhe për zbritjen e nxënësve nga autobusi.

