Autobusi i shkollës bie në greminë, 11 të vdekur dhe 29 të plagosur

Autobusi i shkollës bie në greminë, 11 të vdekur dhe 29 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur nga rënia në greminë një minibusi të mbipopulluar, i cili transportonte nxënës shkollash mëngjesin e së mërkurës.

Raportohet se në minibus ndodheshin gati 40 persona.

Autobusi doli nga rruga dhe u rrëzua rreth 250 metra poshtë në një gryke të pjerrët pranë fshatit Sawjian, Indi.

Nëntë persona vdiqën në vend ndërsa dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Zyrtarët thanë se 29 personat e plagosur ishin në gjendje kritike, duke përfshirë gjashtë të cilët u transportuan me helikopter në një spital në Jammu, njoftoi agjencia e lajmeve Press Trust of India.

Nënguvernatori i vendit, Manoj Sinha njoftoi në një postim në Twitter se për çdo familje që kishte humbur të afërmin do të dëmshpërblehej me rreth 500,000 rupi (5,447 £).

Related Articles