Autobusi përplaset me disa makina në Berlin të Gjermanisë, 12 të lënduar

Autobusi përplaset me disa makina në Berlin të Gjermanisë, 12 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të paktën 12 persona të lënduar.

Sipas zjarrfikësve, një prej të lënduarve pësoi plagë kërcënuese për jetën dhe u transportua me helikopter në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen Gatow rreth orës 13:30.

Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi fillimisht goditi disa makina para se të përplasej me pemën.

Personat e tjerë të lënduar pësuan lëndime më të lehta dhe u dërguan në spitalet përreth për trajtim.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe është nën hetim.

Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje në pjesën jugore të lagjes Spandau, ku u kryen operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës.

Related Articles