Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar sot përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar.
Ka qenë mjeti tip “Ford” që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.
Fëmija i plagosur, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.
Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes,për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.
Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit A.B., 44-vjeç, është shoqëruar në polici,kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin. /BalkanWeb/