Automjeti përplaset me turmën në Los Angeles, lëndohen 20 persona

Automjeti përplaset me turmën në Los Angeles, lëndohen 20 persona

Të paktën 20 persona janë lënduar në Los Angeles pasi një automjet u përplas me një turmë, kanë konfirmuar shërbimet e emergjencës, shkruan The Independent,

Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmësit e parë po trajtojnë pacientë të shumtë në vendngjarje në Santa Monica Boulevard, pranë kryqëzimit me Vermont Avenue.

Autoritetet thanë se deri në pesë persona po luftojnë për jetën e tyre në një gjendje kritike, me tetë deri në dhjetë të tjerë të plagosur rëndë. Dhjetëra të tjerë besohet se kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë përshkruar si në një “gjendje stabile”.

Related Articles