Autori i Pressing-ut pas prangosjes së Molliqajt: Emisioni mbahet, se kuptoj këtë spektakël të policisë

Autori i Pressing-ut pas prangosjes së Molliqajt: Emisioni mbahet, se kuptoj këtë spektakël të policisë

Menjëherë pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar autori i emisionit Pressing në T7, Leonard Kerquki.

Ai ka thënë se është hera e parë që i ftuari arrestohet para emisionit.

“Siç arritët me pa LIVE, mbi 40 policë e rrethuan studion e Pressingut dhe e arrestuan Dardan Molliqajn, të ftuarin e emisionit. Kjo është hera e pare qe i ftuari arrestohet para emisionit”, ka shkruar Kerkuqi në Facebook.

“Sipas PSD ‘së, Molliqaj ka qene tërë ditën në zyrën e tij, prandaj nuk e kuptoj këtë spektakël të policisë në oborrin e televizionit. Çka po duan me dëshmua me këtë akt dhe kujt po ia tregojnë forcën?, Emisioni, mbahet, megjithatë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles