Autoritetet greke paralajmëruan sot qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke shtuar se ekziston një rrezik i lartë i zjarreve në pyje për shkak të valës së nxehtësisë “të rrezikshme”.
Vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin javën e ardhshme. Temperaturat kanë qenë të larta në shumicën e pjesëve të Greqisë ditët e fundit dhe pritet të arrijë 44 gradë Celsius të hënën dhe të martën e ardhshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar Grek.
“Në ditët në vijim, një fenomen i vështirë i motit do të vijë me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe disa ditë valë nxehtësie”, u tha gazetarëve Ministri Grek i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tregonin shkallën më të madhe të përgjegjësisë dhe bashkëpunimit.
Kreu i shërbimit meteorologjik, Theodoros Kolidas, tha se kjo valë e nxehtësisë u karakterizua si “e rrezikshme” sepse pritet të zgjasë për disa ditë, të paktën deri të premten e ardhshme dhe do të arrijë kulmin e saj të hënën dhe të martën.
Zjarrfikësit grekë kanë shuar më shumë se 40 zjarre në 24 orët e fundit, tha shërbimi grek i zjarrfikësve.