Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun Perëndimor, ka nxjerrë shifra të reja mbi ndikimin e luftës në Gaza.
Aty thuhet:
- Më shumë se 50% e banesave të Gazës janë shkatërruar
- Gati 70% e popullsisë së saj janë të zhvendosur
- 16 nga 35 spitale që mund të marrin pacientë të shtruar kanë pushuar së funksionuari
- 42 ndërtesa të UNRWA-së janë dëmtuar
- Të paktën shtatë kisha dhe 55 xhami janë dëmtuar
Siç është raportuar më herët, Izraeli akuzon Hamasin për vendosjen e infrastrukturës në tunele nën zonat civile.
Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 11,000 “objektiva të organizatave terroriste” në Gaza dhe ka hedhur më shumë se 10,000 municione vetëm në qytetin e Gazës që nga 7 tetori, kur filloi fushatën e tij në hakmarrje për sulmet vdekjeprurëse të Hamasit.