Tifozët e Serbisë kanë tentuar që të futen në stadium me flamuj provokativ të hartës së Kosovës.
Këtë gjë e kanë parandaluar autoritetet zvicerane të cilat kanë vepruar me shpejtësi për të shmangur ndonjë tensionim të mundshëm të situatës.
Kujtojmë se sonte në stadium të pranishëm pritet të jenë me qindra tifozë shqiptarë, të cilët do të vijnë në përkrahje të Granit Xhakës dhe shokëve të tij të skuadrës.