Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ështb deklaruar për autostradën e Gjilanit dhe deklaratat e Kurtit gjatë fushatës që i bëri në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në intervistën në Rubikon, Krasniqi tha se edhe këtë autostradë do të rregulloj partia që ai drejton sapo t`i fitoj zgjedhjet.
“Autostrada për Gjilan do të bëhet, do ta bëjë Partia Demokratike e Kosovës qysh i kemi ba të gjitha autostradat në këtë vend”, tha Krasniqi.
Krasniqi madje thotë se Qeveria Kurti nuk janë për të kryer punë por vetëm për të folur.
“Prej zoti Kurtit nuk e di pse kanë pritë njerëzit ky su kanë në gjendje me ndërtu një fabrikë të keqapit që e ka pas premtu që ka me ba e po më ndërton autostrada. Këta nuk janë për me kry punë, këta janë për me folë. Mua me vjen keq por katër vite më vonë muna me thanën që për me folë edhe për propagandë janë pa konkurrencë na mujnë, për punë, nuk din me kry punë”, tha Krasniqi.
Ai madje ka përmendur vetëm urën në Saradran si sukses të kryeministrit Kurti.