AUV ndalon importin e kafshëve nga nga rajoni Maramures i Rumanisë

AUV ndalon importin e kafshëve nga nga rajoni Maramures i Rumanisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se, sipas raporteve të fundit nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisioni Evropian, datuar më 09.02.2026, është konfirmuar rast i tërbimit në një fermë familjare në rajonin Maramureș të Rumanisë.

Si masë parandaluese, në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka vendosur ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre nga kjo zonë e infektuar në Rumaninë.

Kjo masë hyn në fuqi menjëherë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri. AUV mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar”, thuhet në njoftim.

Related Articles