AUV ndalon importin e mbi 21 mijë kg koncentrat pije me afat të skaduar

AUV ndalon importin e mbi 21 mijë kg koncentrat pije me afat të skaduar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin e 21,280 kilogramëve koncentrat për pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale), pasi produkti kishte afat të skaduar.

Sipas njoftimit, pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se malli nuk i plotësonte kushtet ligjore për hyrje në Kosova.

AUV thekson se vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore, duke vlerësuar se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve dhe nuk lejohen të qarkullojnë në treg.

Related Articles