Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nxjerrë vendim për heqjen e ndalesës se importit të kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre, me origjinë nga shteti i Hungarisë. Masa e kufizimit të importit vazhdohet vetëm për zonat administrative Kisbajecs, Gyor-Moson-Sopron të Hungarisë.
Kështu ka njoftuar AUV përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Në përputhje me Ligjin e Veterinarisë, njoftimet nga organizatat evropiane të shëndetit të kafshëve mbi situatën epidemiologjike të sëmundjes Afta Eizotike, në mos lajmërimeve të rasteve në harkun kohorë të përcaktuar me ligj. Ky nryshim i masës kufizuese të importit për Hungarinë, është veprim në linjë me vendimet e shteteve tjera”, thuhet nè njoftim.
Tutje, theksohet se “falë vendimeve dhe veprimeve profesionale të menjëhershme të AUV-së, në koordinim me vendet tjera”.
“Kosova e kaloi situatën me sukses, duke mos regjistruar asnjë rast të dyshuar për prezencë të sëmundjes Afta Epizootike ne vend. Jemi të përkushtuar me angazhim të plotë, ti dalim në ballë secilës situatë për të ruajtur shëndetin veterinar në vend. Duke mbrojtur ekonomit e fermerëve dhe ekonominë shtetërore. Falë masave të vendosura, mbikëqyrjes se zbatimit në përpikëri nga organet shtetërore qe punojnë në kufij MIK. Sot po ndodh lehtësimi i kufizimit për qarkullim të mallrave mes dy vendeve. Gjithmonë duke respektuar protokollet veterinare”.