AUV: Therja e kurbanëve të bëhet në thertore të licencuara

AUV: Therja e kurbanëve të bëhet në thertore të licencuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka bërë thirrje që therja e kurbanëve të bëhet në thertore të licencuar.

Kjo kërkesë e AUV-it, vjen në prag të festës së Kurban Bajramit.

“Therjet rituale për festën e Kurban Bajramit, por edhe therjet e rëndomta duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.. Andaj të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 6 Qershore e Premte. Në frymën e respektimit të ligjit dhe ruajtjes se shëndetit publik, ju kërkojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e thertoreve. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

“Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë. Aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Festoni sigurt dhe shëndetshëm”.

Related Articles