Agjencia e Ushqimit dhe Vetirinarisë (AUV) i ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë në Kosovë që therja e kurbanit për nder të festës së Kurban Bajrimit, të bëhet vetëm në thertore të licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pasi siç thanë ata, therja jashtë këtyre objekteve, “përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik”.
“Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershore e Diele. Ju apelojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike”, thuhet në komunikatën e AUV-it.
AUV-i po ashtu këshilloi që në transport të përdoren mjete adekuate duke respektuar kushtet për mirëqenje të kafshëve.
“Tregtimet të bëhen në tregjet e autorizuara ose blerjet direkte nga ferma, tregtimet në hapësira tjera do të pengohen dhe ndëshkohen”.
“Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve. Duhet secili ta ndjejmë si obligim qe mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”.
“Festoni sigurt dhe shëndetshëm”, përfundon komunkata nga AUV. /Gazeta Enigma