Deputeti i Vetëvendosjes nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka thënë se “po shihet” që Lista Serbe është në koordinim me opozitën.
Ai tha se kriminelin Milan Radoiçiqin, Qeveria Kurti e ka ndjekur dhe sipas tij e ka gjuajtur, por siç u shpreh, “nuk e kanë rrokë”.
“Unë nuk kam fakte, por kjo po shihet nga aeroplani që Lista Serbe është në koordinim me opozitën, duke bërë kfinta politike, duke bërë që edhe Vetëvendosja të duket si këto partitë e tjera të cilat e kanë pritur këmbëkryq në qeveri, Radoiçiqin, po mendojnë që do t’ia japin një epitet edhe Albin Kurtit, sikur një bashkëpunëtor me Radoiçiqin, kjo nuk pin ujë”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”.
“Radoiçiqin kjo qeveri e ka ndjekur, Radoiçiqin e kanë gjuajtur, por nuk e kanë rrokur, akterët e Radoiçiqi sot në veri nuk ekzistojnë, villa e Radoiçiqi është konfiskuar, do të thotë në çdo centimetër të Kosovës, janë institucionet e Kosovës”, shtoi ai.