Avdyli mbron Gërvallën: La jetën e saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës

Avdyli mbron Gërvallën: La jetën e saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës, për deklaratën që kishte bërë kohë më parë për Gjykatën Speciale

Avdyli në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë në rrethana tjera.

“Eksponentë të politikës e parapolitikës e shërbëtorë të pushteteve të kaluara , dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër,të shkëputur, e nxjerrur nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera. Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore”, tha Avdyli.

Deputeti tutje, ai shton se Gërvalla la jetën e saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës.

Related Articles