Një aeroplan është rrëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, duke plagosur 15 persona.
Mediat lokale raportojnë se aeroplani u rrotullua në ulje.
Imazhet nga aeroporti tregojnë avionin e mbuluar me borë me kokë poshtë në pistë. Fluturimi i drejtuar nga filiali i Delta Endeavour Air – u rrëzua gjatë uljes në Toronto rreth orës 14:45.
Të 80 personat në bord u evakuuan, raporton CBS News, duke cituar Administratën Federale të Aviacionit. Dy persona në gjendje kritike janë transportuar me avion në një qendër traume aty pranë dhe një fëmijë është dërguar me ambulancë në një spital në qendër të Torontos, tha mbikëqyrësi rajonal i shërbimeve paramedikale Peel, Laërence Saindon.
Pesëmbëdhjetë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, shtoi ai.
Policia e Kanadasë ka thënë se nuk i di rrethanat e përplasjes. Aeroporti postoi në “X” se incidenti përfshinte një aeroplan që mbërriti në aeroportin ndërkombëtar nga Minneapolis.