Avokati amerikan komenton Specialen: Politika hyn në lojë në gjykatat penale ndërkombëtare

Avokati amerikan komenton Specialen: Politika hyn në lojë në gjykatat penale ndërkombëtare

Michael Karnavas është avokat amerikan e njohës i të drejtës ndërkombëtare penale, që është i akredituar edhe nga Gjykata Speciale. Ai dikur ishte ishte avokat në disa raste edhe në Tribunalin për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Ai ishte avokat i Shefqet Kabashit, që ishte akuzuar për shpërfillje të Tribunalit të Hagës.

Si rezultat, Karnavas është ndjekës i rregullt i procedurave që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Karnavas ka mbetur i pakënaqur nga terminologjia Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, të cilën Gjykata Speciale po e përdor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në një intervistë për gazetën Nacionale, ka thënë se vonesat në zbulimin e materialeve si dhe plotësimi i fundit i aktakuzës, vetëm sa e vonon edhe më shumë gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së. Karnavas shprehet se në secilën gjykatë ndërkombëtare, është i pashmangshëm edhe ndikimi politik. Por që sipas tij, kjo nuk duhet të ndikojë në vendimet që do të meren nga Gjykata Speciale.

“Politika është çështje e brendshme e drejtësisë penale ndërkombëtare. Nuk është e pashmangshme, Çështja është nëse në ndonjë instancë të caktuar, apo në ndonjë gjykatë, politika ndërhyn në atë masë sa që anon në balancën e drejtësisë në favor të një pale ose grupi të lidhur me to. Pra, po, politika hyn në lojë në gjykata dhe gjykatat penale ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se drejtësia nuk mund të bëhet, ose nuk po bëhet. Gjithçka varet”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Paraqitjet dhe perceptimet mund të rezultojnë në nxjerrjen e konkluzioneve të gabuara, dhe ushqyerjen me narrative të gabuara se një individ apo grup që ndiqet penalisht, është për shkak të politikës. Prokurorët shpesh supozojnë – që nga fillimi madje, përpara se të hetojnë – se dikush mund të jetë fajtor për shkak të asaj se kush janë, ose në cilën pjesë të zinxhirit komandues kanë qenë. Dështimi për të hetuar e zbuluar provat sidomos shfajsësuese, nuk është diçka e re për tribunalet ndërkombëtare. Ndoshta mund të jetë për shkak të vëllimit të viktimave, ose natyrës së veprave që ushqehet prokuroria, që nëse nuk kontrollohet nga gjyqtarët gjatë zhvillimit të procedurës, mund të çojë në gabime të drejtësisë”, potencoi më tej ai.

Related Articles