Avokati Berisha i pakënaqur me rezultatin e LDK-së: Mund të kishte arritur më shumë

Avokati Berisha i pakënaqur me rezultatin e LDK-së: Mund të kishte arritur më shumë

Avokati i njohur Besnik Berisha, ka thënë se është i pakënaqur me rezultatin zgjedhor Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Dorën në zemër nuk e konsideroj fitore, do të jem i sinqertë nuk është fitore e LDK-së. Përballë mundësive që kishte në këto katër vite, LDK-ja do të duhej të shënonte rezultat më të mirë”, tha Berisha në Klan Kosova.

Ai theksoi se ia ka përcjellur edhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, rreth gabimeve të mundshme.

“Opozitarizmi që LDK-ja ishte duke zhvilluar nuk ishte kompatibile me kundërshtarin politik që shkatërronte vendin, shkatërronte arsimin, shëndetësinë, parteritetin me ShBA-në, Bashkimin Evropian, i solli vendit sanksione në vend se të sillte përfitime”, deklaroi ai.

Ai po ashtu shtoi se mungesa e një opozitarizmi të mirëfilltë nuk ia ka sjellur LDK-së rezultatin e duhur.

Në zgjedhjet parlamentare LDK-ja ka marrë mbi 17 përqind të votave dhe renditet e treta nga subjektet politike.

Related Articles