Avokati Berisha: Po të isha prokuror, Haki Abazi do ta kalonte natën në ndalim policor

Avokati Berisha: Po të isha prokuror, Haki Abazi do ta kalonte natën në ndalim policor

Avokati Besnik Berisha ka thënë sot se po të ishte prokuror, deputeti i LVV-së, Haki Abazi do ta kalonte natën në ndalim policor.

Kjo pasi sipas tij, Abazi dyshohet se ka kryer dy vepra penale; mos-lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre ose në alternative dhe lajmërimi apo kallëzimi i rremë.

Reagimi i Berishës vjen pasi sot, deputeti Abazi kërkoi që Prokuroria ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Abazi në një konferencë për media tha para gazetarëve se ka videoincizime që dëshmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.

Megjithatë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka thënë se do të ftojë së shpejti për intervistim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazin, pas deklaratave të tij.

Ndërkohë, Berisha thotë se “nuk mund të jesh qytetar i ndershëm dhe të luftosh krimin vetëm atëherë kur të përjashtojnë ‘kriminelët’ nga benifitet qe keni shijuar bashkërisht”.

Ndër të tjera, ai shprehet se nuk i beson “ndërshmërisë së tij”.

Related Articles