Avokati Berisha reagon pas vendimit të Speciales për Thaçin: Akt i pastër çnjerëzor

Avokati Berisha reagon pas vendimit të Speciales për Thaçin: Akt i pastër çnjerëzor

Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.

Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shprehën të indinjuar me këtë vendim të kësaj gjykate.

Për rastin ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha.

Ai ka thënë se “mohimi i së drejtës për t’i dhënë lamtumirën e fundit prindit është shkelje e dinjitetit njerëzor dhe cenim i të drejtave elementare, që asnjë sistem gjyqësor me integritet nuk do të duhej ta lejonte”.

Sipas tij një vendim i tillë “është akt i pastër çnjerëzor”.

Postimi i plotë i avokatit Besnik Berisha:

Mohimi i së drejtës për t’i dhënë lamtumirën e fundit prindit është shkelje e dinjitetit njerëzor dhe cenim i të drejtave elementare, që asnjë sistem gjyqësor me integritet nuk do të duhej ta lejonte.

Një vendim i tillë është një akt i pastër çnjerëzor, që shkel në mënyrë flagrante ligjin dhe parimet themelore të drejtësisë, duke qenë arbitrar dhe i turpshëm për një gjykatë që pretendon të respektojë parimet humanitare.

Disa vendime nuk rëndojnë vetëm mbi ata që i përjetojnë, por edhe mbi ata që i marrin. Ky besoj fuqishëm se është një prej tyre.

Related Articles