Avokati Berisha thotë se e ka parë sot kryeministrin Kurti në Prokurorinë Speciale

Avokati Berisha thotë se e ka parë sot kryeministrin Kurti në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale këtë të hënë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në media u deklarua se Kurti sot nuk ka shkuar në Prokurori.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se gjatë mesditës Kurti i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij, për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave si dëshmita.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu.

E në lidhje me këtë ka reaguar avokati Besnik Berisha, cili ka deklaruar se Kurti e ka kryer intervistën në Prokuriorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Çka nësë u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo?!”, tha Berisha.

“Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalist se c’ke me të!”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles