Avokatit Pjetër Përgjoka i ka kushtuar 200 euro pse ka bërë një ankesë në drejtim të kryetarit të trupit gjykues, Xheladin Osmanit, në seancën gjyqësore ku tre persona ngarkohen për një vrasje në Suharekë.
Avokati i të akuzuarës Resmije Bytyqi, Pjetër Pergjoka e ka kundërshtuar mënyrën se si kryetari i trupit gjykues e ka aprovuar propozimin e avokatit Sefer Morina për të ftuar një ekspert për t’i lexuar provat në një CD.
Përgjoka është ankuar për mënyrën se si është miratuar thirrja e ekspertit dhe ka thënë se kryetari i trupit gjykues se nuk ka nevojë të buzëqeshë në mënyrë cinike.
Pas kësaj kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani në Gjykatën Themelore në Prizren e ka dënuar me 200 euro avokatin Pjetër Përgjoka me arsyetimin se ka përdorë fjalë fyese.
Pas një pauzë prej 5 minutash, avokati Pjetër Përgjoka nuk është rikthyer në sallë ndërsa edhe avokati Durim Nevzati deklaroi se pas situatës së krijuar konsideroi se të akuzuarës Resmije Bytyqi nga vendimi i lartëcekur i janë shkelur të drejtat dhe se në shenjë proteste si mbrojtës që bashkë mbrojmë të akuzuarën Resmije Bytyqi e lirojnë sallën për këtë shqyrtim gjyqësor.
Me këtë rast., kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani ndërpreu seancën e sotme dhe e njëjta do të vazhdojë më 5 korrik 2021 në ora 09:30.
Ndryshe, lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prizren, më 7 tetor 2019, e kishte shpallur fajtor për vrasje të rëndë, Murat Ademin dhe të njëjtin e kishte gjykuar me 25 vjet burgim, raporton BetimipërDrejtësi.
Resmije Bytyqi, e cila kishte qenë bashkëshorte e të ndjerit, për veprën penale të shtytjes në vrasje të rëndë, ishte dënuar me 20 vjet burgim.
I akuzuari Fadil Fetiu, ishte shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe për këtë, ishte gjykuar me 12 vjet burgim.
Kurse, i akuzuari tjetër, Reshat Ademi, nga gjykata e shkallës së parë ishte shpallur i pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarve Ademi dhe Bytyqi, në dënim do tu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 18 tetori 2016 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, kurse të akuzuarit Fetiu, do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 18 nëntori 2016 deri më 28 qershor 2017, si dhe prej datës 20 maj 2019 e deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon Murat dhe Reshat Ademin se me 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin Abedin Bytyqi kurse, Resmije Bytyqin e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes.
Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për mos lajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, e kishte ndryshuar aktakuzën sa i përket Fetiut, ashtu që të njëjtin e ka ngarkuar me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.