Avokati Tomë Gashi, ka thënë se nuk është aspak lajm i mirë largimi i Ben Emerson nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit.
Sipas Gashit Emerson mund të thuhet se është i pazëvendësueshëm, për shkak se ai është birliant në punën e tij dhe se nga ai ka përfituar drejtësia në përgjithësi dhe jo vetëm klienti i tij.
Postimi i plotë:
Aspak lajm i mire per gjykimin ne Hague.
Terheqja e Ben Emerson si Avokat mbrojtes eshte humbje e madhe. Duke e dite peshen e gjykimit ne Hague Ben Emerson mund te jete i pa zevendesushem. Une e kom pas nderin te punoj me te. Ai eshte avokat briliant dhe shume here ka qen dija e tij kruciale jo vetem ne interes te klientit te tij po i te gjithe rastit ku ka qen ai prezent.
Thene me thjesht, Ben Emerson e ka ndihmuar maksimalisht drejtesine dhe nuk ka punuar vetem per klientin e tij.