Përfaqësuesi juridik i kryetarit aktual të Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ishte e pranishme në përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Ai tha se kjo është “tendencë për ndikim” tek një rast që kanë në trajtim Gjykata për kryetarin dhe ish-kryetaren e Gjakovës.
“Marrja pjese e një shefeje te një grupi parlamentar, ne rastin konkret e znj. Mimoza Kusari – Lila, ne delegacionin per inagurimin e objektit te ri te Gjykatës Themelore ne Gjakove – e cila eshte subjekt i procedures civile per shpifje dhe fyerje ne kete gjykate si paditese kundër te paditurit Ardian Gjini (e edhe shume rasteve tjera ne kete gjykate te cilat po zhvillohen momentalisht), dhe e cila çështje zhvillohet nga viti 2017 dhe ku shpresojmë qe se shpejti te merret vendimi meritor per kete çështje pasi ka përfunduar edhe fjala perfundimtare e paleve, per ne si pale ndërgjegjese është e papranueshme dhe përben tendence per te ndikuar ne vendimmarrje dhe cenim te pavaresise se gjyqësorit”, ka shkruar Selimaj në një postim në Facebook.
Në përurim ishin pjesëmarrës edhe kryeminsitri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërkohë që nga zyra e Gjinit thanë se as nuk kanë qenë të njoftuar e as të ftuar në përurim.
Avokati tha se shpreson që Gjykata do të jetë e drejtë në marrjen e vendimit.
“Përkundër kësaj, ne vazhdojmë të besojmë se gjykata do te merr një vendim te paanshëm, objektiv, te drejte dhe te mbështetur ne ligj ne lidhje me ketë çështje juridiko-civile, anipse situata e paraqitur si ne keto pamje përben shqetësim te madh per mua si pale ne procedure dhe avokat i kryetarit te komunës se Gjakovës Ardian Gjini”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma