Avokati i Ndërmarrjes Publike Banesore Valdrin Behrami, tha se nuk po bastisen zyrat e kësaj ndërmarrje.
Behrami tha për Klankosova.tv se bastisjet po kryhen në shtëpitë e ish-zyrtarëve.
Nga mediat u raportua se sot nga policia janë bastisur shtëpitë e ish-kryeshefit edhe anëtarëve të bordit.
Dyshimet janë rreth një kontrate të bashkë-investimit në Lakrishtë.