Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë nuk po garantojnë gjykim të drejtë

Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë nuk po garantojnë gjykim të drejtë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka dorëzuar Raportin Vjetor për vitin 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ka theksuar shqetësimin kryesor mbi sistemin e drejtësisë në vend.

Sipas raportit, institucionet e drejtësisë ende nuk po arrijnë të garantojnë gjykim të drejtë, për shkak të vonesave dhe zvarritjeve në procedurat gjyqësore.

Gjatë vitit të kaluar, qytetarët kanë adresuar 1410 ankesa, përfshirë 110 nga qytetarë serbë dhe 104 nga komunitete të tjera jo-shumicë. Nga hetimi i rasteve, janë dhënë gjithsej 176 rekomandime. Raporti evidenton gjithashtu problemet me mospërgjigjet e autoriteteve publike ndaj ankesave të qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një tregues të mosfunksionimit të mekanizmave të përgjegjësisë dhe mungesës së efikasitetit administrativ.

Në raport janë theksuar edhe sfidat e disa kategorive të ndjeshme të shoqërisë, përfshirë personat me status të invalidit të luftës, viktimat e dhunës seksuale dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët vazhdojnë të përballen me vështirësi në realizimin e të drejtave të tyre.

Avokati i Popullit ka bërë thirrje për përmirësim të funksionimit të institucioneve dhe për më shumë përkushtim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Related Articles