Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se Avokati i Popullit ka pranuar ankesën e saj në lidhje me hetimin e shkeljeve për Ligjin e Pagave.
Kjo përgjigjje nga Avokati i Popullit erdhi vetëm 10 ditë pasi Sindikata e Policisë së Kosovës i dërgoi kërkesë për inicim të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L – 196 për pagat në Sektorin Publik tek Avokati I Popullit lidhur me shqetësimet për Ligjin e Pagave, përkatësisht: Neni 26 Shtesat për kushte specifike të punës (shtesat e rrezikshmërisë), Nenin 35 dhe 36 Kompensimet, kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, Neni 44 Shtojcat e Ligjit, Shtojca Nr.5.1 – Policia e Kosovës dhe Shtojca nr, 10.6 e Projektligjit – nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës”, thuhet në komunikatë.