Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka mashtruar mbrojtjen e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, në rastin e pretendimeve për krime lufte ndaj tij, ka thënë sot para të pranishmëve avokati Julius Von Bone.
Ai lidhur me këtë, përmendi specifikisht disa arsye pse një gjë e tillë, sipas tij qëndron.
”ZPS-ja e ka ndryshuar qëndrimin e saj, nga një ndërtesë në tre ndërtesa, ku njerëzit janë mbajtur. Të gjithë dëshmitarët e ZPS-së janë intervistuar nga ZPS-ja lidhur me një ndërtesë të vetme, dhe jo tre ndërtesa”.
”ZPS e ka mashtruar mbrojtjen, ose e ka keqdrejtuar mbrojtjen, duke ndryshuar befas vendndodhjen nga një në dy të tjera. Ne do ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë kronologjike, siç kanë rrjedhur ngjarjet”.