Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, në seancën e sotme gjyqësore ka deklaruar se Prokuroria e Hagës është frikësuar ta pyesë Bislim Zyrapin lidhur me rolin e Thaçit në operacionet ushtarake.
“ZPS-ja nuk e kontestoi dëshminë e tij kur pati mundësinë t’i bënte pyetje shtesë. Zyrapi iu tha se në fillim të nëntorit 1998, Thaçi drejtonte drejtorinë politike por nuk ka qenë i përfshirë në çështje ushtarake. E dimë se Zyrapi ka drejtuar operacionet nga tetori 1998, Zyrapi iu tha se Thaçi nuk ka pasur rol në operacionet ushtarake, e jo të ketë luajtur rol qendror. ZPS-ja tha se Zyrapi është dëshmitari bueshesëm, nuk e kontestuan dëshminë e tij, nuk duhet të vendosni peshë pretendimeve të ZPS-së se është besnik ndaj Thaçit, ZPS-ja nuk guxonte t’ia bënte pyetjet sepse kishte frikë për përgjigjen që do merrte. Nuk është e drejtë për dëshmitarin e as të akuzuarit”, tha Misetiq. / Gazeta Enigma.
