Avokati Koci: Duam Kuvend normal, jo koalicion me 61 vota

Avokati Koci: Duam Kuvend normal, jo koalicion me 61 vota

Avokati Arianit Koci ka kërkuar konstituimin e Kuvendit pa u shtrembëruar vullneti i votuesve.

Duke i komentuar qëndrimet e Nismës se nuk lëshon pe për postin e kryetarit të Kuvendit, ai ka thënë se kësja partia nuk i takon kryetari i Kuvendit për shkak numrin të vogël të deputetëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se dëshiron Kuvend normal, jo koalicion me 61 vota.

“Nuk po protestoj vetëm që Kuvendi të formohet, por edhe që shteti të funksionojë në mënyrë normale. Pa u shtrembëruar vullneti i votuesve. Sot jemi në situatën ku një parti me vetëm tre deputetë, Nisma e Fatmir Limës, po kërkon postin e Kryeparlamentarit. E njejta, nuk do ta kishte kaluar as pragun zgjedhor pa koalicionin me AAK-në. A është kjo demokraci? Në anën tjetër, edhe nëse sigurohen 61 vota, një koalicion kaq i brishtë nuk mund të qeverisë me stabilitet”, ka shkruat ai, duke treguar se cfarë Kuvedi i duhet Kosovës.

“Secili deputet bëhet faktor bllokues, çdo vendim i madh kthehet në krizë dhe Kuvendi mbetet arenë llogarish e interesash – e jo tempulli i vendimarrjes për interesat e popullit. Prandaj, të hënën, në ora 11:00, e vazhdoj protestën. Shteti nuk mund të mbahet peng nga manovrat dhe interesat e individëve. Duam Kuvend normal. Duam shtet normal! Duam jetë normale”, ka shkruar ai.

Related Articles