Avokati Alban Krasniqi ka ngritur shqetësim për dukurinë e keqtrajtimit të qytetarëve nga ana e policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Krasniqi thotë se madje për mosveprim të denjë të detyrës, kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra,
”Në historinë e Kosovës nuk kemi parë shumë raste kur njerëzit në institucionet publike kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë dhënë dorëheqje”.
”Një ministër ka qenë krejt sa e mbajë mend unë. Do duhej të kishte të paktën një dorëheqje të nivelit të lartë, të paktën për arsye morale”.
”Policia e Kosovës bënë edhe shkelje të tjera. Mos të harrojmë se e drejta e jetës mund të cenohet me veprim ose mosveprim. Ne kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve tona, jo vetëm të policisë por duke përfshirë edhe policinë”.