Avokati Qerkini shpjegon se çfarë është gjenocidi

Avokati Qerkini shpjegon se çfarë është gjenocidi

Avokati Artan Qerkini ka shpjeguar se cfarë do të thotë fjala gjenocid sipas së drejtës ndërkombëtare.

Avokati ka shpjeguar me një emision se çfarë nënkupton gjenocid dhe si mund të aplikohet ajo.

“Sipas Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të Gjenocidit të vitit 1948. Gjenocidi është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjëherë) politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme. Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Pra për gjenocid fajtor llogaritet shteti. Nuk mund të jetë një individ fajtor për gjenocidin mbi një popull”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar si pse konsiderohet si gjenocid ndaj boshnjakëve masakra e Srebrenicës.

“Është konstatuar se Serbia ka pasur kontroll mbi trupat ushtarakae të Republikës Serbe dhe nuk e ka ushtruar autoritetin e vet mbi ato trupa në Srebrenicë që të ndalnin gjenocidin”, tha ai.

Related Articles