Avokati Rudari: Fatoni mund të jetë rrahur e më pas ekzekutuar

Avokati Rudari: Fatoni mund të jetë rrahur e më pas ekzekutuar

Avokati Naim Rudari, ka hedhur një tjetër pistë në rastin e Faton Hajrizit.

Rudari tutje ka deklaruar se Hajrizi mund të jetë torturuar fizikisht e më pas edhe ekzekutuar.

“Ka mundur që i njëjti të mbyllet hermetikisht siç ata po e thonë, për të mos pasur mundësi që askush ta sheh, dhe ndoshta edhe qëllimisht ta lënë që të prishet kufoma për ti mbuluar gjurmët e tyre të dhunës“, deklaroi ai Kosova Today në Klan Kosova.

Ai theksoi se beson se Serbia vazhdimisht do të bëjë kërkesa tjera vetëm që familja mos të mund ta marrë trupin dhe ta varros.

Sipas tij, forma më e saktë e verifikimit të një personi janë gjurmët e gishtërinjve të tij, prandaj nuk ka nevojë për ndonjë veprim tjetër shtesë. 

Related Articles