Avokati serb: Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit

Avokati serb: Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka komentuar veprimin e qeverisë serbe, ku në faqen zyrtare Kosovës i referohej si Republikë.

Në një intervistë në Abc News Albania, avokati tha se Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit.

“Do të doja që qeveria të ishte kaq e zgjuar dhe të testonte opinionin publik por mendoj se ka qenë një gabim dhe do të doja të mos ishte i tillë. Po dëgjoj për serbë që advokojnë se Serbia duhet të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe do të doja që qeveria ime të dëgjonte këto serbë sepse çdo gjë është kryer dhe ajo që mund të bëjmë është që të marrim të mirën nga kjo çështje.

Nëse më pyesni mua mendoj se qeveria e Serbisë e ka njohur Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja.“, tha ai. Sipas avokatit, Serbia do ta kishte njohur Kosovën nëse do të mendonte në të mirë të minoritetet serb që ndodhet në veri të vendit.

Related Articles