Avokati shqiptar për vdekjen e Kastriot Myftaraj: Dyshoj se gazetari nuk është vetëhedhur nga kati i 4-t

Avokati shqiptar për vdekjen e Kastriot Myftaraj: Dyshoj se gazetari nuk është vetëhedhur nga kati i 4-t

Një lajm i rëndë i ndodhur pak minuta më parë ka tronditur opinionin publik.

Sipas raportimeve të policisë, gazetari dhe analisti i mirënjohur Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i 4-t dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja tragjike u shënua paraditen e sotme në lagjen Ali Demi teksa trupi i pajetë i gazetarit të ndjerë është filmuar i shtrirë në rrugë.

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar menjëherë pas lajmit tragjik, ku me anë të një postimi ka hedhur dyshime se gazetari nuk është vetëhedhur.

“Kastriot Myftaraj paska ndërruar jetë pasi sipas policisë është hedhur nga kati i 4-të. Unë nuk i besoj këtyre! Po ti? Ngushëllime familjes”, shkruan Altin Goxhaj.

Related Articles