Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se klienti i tij, Nikolla Sanduloviq, i ka treguar se në torturimin e tij kanë marrë pjesë serbë lokal të Kosovës.
Ai tha se Sanduloviq do të flasë vetë për këtë çështje, por sipas informatave që ai ia ka dhënë, pjesë e torturimit të tij mund të ketë qenë edhe Millan Radojçiq.
“Sanduloviq më ka thënë se sipas theksit të njerëzve ka njohur serbë të Kosovës. Këta janë serbë të cilët janë klane që udhëheëq Radojciqi. I ka identifikuar disa, disa i ka njohur, këtë do ta thotë ai”.
“Disa i ka njohur, disa nuk kanë mbajtur maska, të tjerët kishin vendosur maska. Besoj kur do shërohet do shpalos fakte për këtë. Edhe unë i njoh, por mendoj se ai duhet t’i shpalos”.
“Sipas asaj që më ka thënë Sanduloviq, kjo dërgon te ajo [te Radojçiqi]”, tha ai në ‘DebatPlus’.
Sanduloviq ishte rrahur dhe arrestuar nga BIA serbe për shkak se bëri homazhe të varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Edhe avokati i tij sot ka bërë homazhe të varri i Blerina Jasharit në Prekaz.