Po vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku fjalët përfundimtare po i thotë mbrojtja e Kadri Veselit.
Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, sërish theksoi se ZPS-ja nuk ka asnjë provë që klienti i tij, pra Veseli, të ketë shpërndarë informacione përmes komunikatave të UÇK-së.
“ZPS thotë se Veseli ka marrë dhe ka dhënë informacione inteligjente që formuar bazën e komunikatave. Nuk dihet për çfarë informacione bëhet fjalë, ZPS nuk sqaron në qoftë se Veseli i ka hartuar apo shpërndarë këto komunikata, në të kundërtën janë fjalë boshe dhe kot”.
“ZPS pretendon që Veseli i ka hartuar ato dhe nuk ka asnjë provë lidhur me këtë, është thjesht një qëndrim dëshiror i Prokurorisë, ndërkohë Prokuroria nuk vërteton asgjë lidhur me këtë. Komunikatat e rregullta me shtabin e përgjithshëm, ZPS thotë se Veseli ka vlerësuar dhe ka transferuar informacione inteligjente që përbenin vlerë faktike për komunikatat”.
Dixon shtoi se, për këtë, Prokuroria i referohet vetëm tri provave.
“Dhe këto kanë të bëjnë me të vetmen komunikatë që nuk ka pikë lidhje me Kadri Veselin”, deklaroi avokati.
