Axhami për Agim Idrizin: S’ka qenë subjekt i UÇK-së, por bashkëpunëtor i Serbisë

Axhami për Agim Idrizin: S’ka qenë subjekt i UÇK-së, por bashkëpunëtor i Serbisë

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Axhami, ka reaguar ndaj deklaratave të Agim Idrizit, dëshmitarit të Gjykatës Speciale të Kosovës, duke pohuar se nuk e ka quajtur kurrë tradhtar dhe ka këmbëngulur se Idrizi ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.

Axhami ka deklaruar se Idrizi ka marrë pjesë në ofensivën e fshatit të tij bashkë me ushtrinë serbe.

“Me argumentu është zahmet me argumentu. Le të dalin një qytetar dhe pa marrë paraysh dikush që kam dhënë informacion për Agim Idrizin. Ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Me dokumentin që të gjithë qytetarët e komunës së Kaçanikut e njohin. Prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, me 19 mars ka qenë ofansiva në fshatin tim, ky ka qenë pjesëmarrës gjatë ofansivës me paramilitarë dhe me ushtrinë serbe. Ky ka qenë”, ka deklaruar Axhami.

“Personi që e ka pranuar para gjykatës që e ka arrestuar këtë person e ka vuajtur dënimin. Rrustem Dema. E ka pranuar që e ka arrestuar dhe e ka vuajtur dënimin. Brenda funksionit tim në zonën tonë kam qenë shoqërues i komandantit të brigadës”, deklaroi Axhami.

“Nuk kom mujt me pa me sy të mi se kam qenë ushtar. Po pyetur diçka që nuk është e mundur. Asnjë qytetar nuk ka qenë civilë në qytetin e Kaçanikut përveç këtij personi. Ka qëndruar në shtëpinë e Boban Kërstiqit. Deklaratat i kam në shtëpi që i ka dhënë para gjykatës për krime lufte që jam akuzuar vetë. I ka deklaruar vetë. 47 seanca i kemi mbajt për aktakuzën që e kemi pasur”, përfundoi Enver Axhami në Debat Plus.

Related Articles