Azemi i LDK-së: KEDS/KESCO po vjedhë me njehsor elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

Azemi i LDK-së: KEDS/KESCO po vjedhë me njehsor elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi

LDK-ja ka ripërsëritur qëndrimet e tyre lidhur me keqpërdorimet në sektorin e energjisë, shkruan Gazeta Enigma.

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media para KEDS/KESCO, ku ka paraqitur shkeljet që sipas tij janë bërë.

“Du me i dorëzu këto dëshmi dhe me ju tregu që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KED-sit edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.

Related Articles