Azerbajxhani, stacioni i radhës në Formula 1

Azerbajxhani, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 6 qershor në orën 14:00.

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e gjashtë të sezonit që do të zhvillohet në Azerbajxhan.

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit do të zhvillohet me 51 xhiro në pistën e gjatë 6 kilometra në rrugët e kryeqytetit Baku.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 6 qershor në orën 14:00.

Para Çmimit të madh të Azerbajxhanit, Lewis Hamilton nga Mercedes ka fituar tri gara, ndërsa Max Verstappen nga Red Bull Honda dy gara.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Azerbajxhanit janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 105 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 101

3. Lando Norris (Britani e Madhe): 56

4. Valtteri Bottas (Finlandë): 47

5. Sergio Perez (Meksikë): 44

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 149

2. Mercedes: 148

3. McLaren: 80

4. Ferrari: 78

5. Aston Martin: 19

Related Articles