“Baba të lutem më liro, lëshoje armën”- Momentet dramatike nga pengmarrja Durrës

“Baba të lutem më liro, lëshoje armën”- Momentet dramatike nga pengmarrja Durrës

Një 40-vjeçar ka mbajtur për disa orë peng në banesë dy fëmijët e tij të mitur dhe i ka terrorizuar duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë është regjistruar tek Shkëmbi i Kavajës, në një apartament që 40-vjeçari Aleks Marku kishte marrë me qira ditore.

Menjëherë pasi mbërritën në vendngjarje forcat e policisë i kanë bërë thirrje të dorëzohet, por 40-vjeçari i është përgjigjur sërish me të shtëna me armë.

Në këto kushte, për të mos rrezikuar jetën e efektivëve të Durrësit dhe të fëmijëve që ai mbante peng, është kërkuar ndihma e forcave RENEA, të cilat pas disa orësh negociata kanë arritur që ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet.

Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin Now në Euronews Albania se RENEA-s i është dashur të negociojë mbi 5 orë me 40-vjeçarin para se të dorëzonte armën.

Ai tregoi se një rol në vetëdorëzimin e tij ka luajtur djali i mitur 11-vjeçar i cili i është lutur duke qarë që të dorëzohet.

“Vendimtar në dorëzimin e rij ka qenë djali i tij i mitur 11-vjeçar. Policia ka pamje filmike, ku djali i tij i mitur 11-vjeçar i lutet të atit i përgjërohet duke qarë të dorëzojë armën. Madje i afrohet afër dhe i thotë: baba të lutem më dorëzo armën, jam djali jot, qetësohu. Në këtë moment ai nuk është bindur, pastaj kanë nisur negociatat nga RENEA dhe në 7.20 të mëngjesit është dorëzuar dhe ka dhënë armën tip kallashnikov”, tregoi gazetari.

Related Articles