Edhe këtë vit u mbajt minimaratona humanitare “Vrapo Babadimër” në sheshin e kryeqytetit.
Shumë fëmijë u mblodhën duke blerë veshje të babadimrit me çmim prej 5 euro derisa mjetet e mbledhur do të dhurohen për 700 familje në nevoj.
I pranishëm këtu ishte edhe i pari i Prishtinë Përparim Rama, i cili thotë se aktivitet të tilla jo vetëm që do të realizohen por edhe do të përkrahen nga Komuna e Prishtinës
““Është një ndjenjë fantastike, një energji shumë e mirë, shumë pozitive. Këto festivale do ti përkrahim shumë e më shumë”, thotë Rama.
Ky është edicioni i gjashtë i kësaj minimaratone, ku përveç anës humane, u përmbyll edhe me disa këngë e valle për fëmijë./Gazeta Enigma/