“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë rrëfimin tronditës të një vajze 17-vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualisht nga babai i saj.
17-vjeçarja mori guximin për të rrëfyer tragjedinë e jetës së saj jo më për të shpëtuar veten, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat’ e babit monstër, por për të shpëtuar motrën dhe vëllain e saj që jetojnë ende në atë familje.
“Që nga momenti që babai ka pasur kontakt me mua deri kur jam larguar nga shtëpia. Ka qenë një moment te shtëpia kur po rrinim të gjithë bashkë. Më thotë a mund të përqafoj. Më puth në buzë. M’u skuq fytyra. Nuk dija sit ë reagoja. Në atë moment mendova mos e ka bërë pa dashje. Ai shpesh herë shkonte në Greqi. Shumë rrallë vinte në Shqipëri. Nuk e njihja mirë. Më dukej si njeri i huaj.. Nuk dija t’i thoja baba.
Dhe kur i kam thënë baba për herë të parë janë ndjerë çuditshëm. Nuk e prisja. Me mamanë kishte marrëdhënie të mira, por shpesh herë e keqtrajtonte. Mami një ditë kishte ikur në punë herët dhe ai do shkonte pak më vonë. Ai më merr te krevati në krahë dhe më çon te dhoma e vet, Nis më zhvesh dhe ai zhvishet komplet. Nuk mund të bëja diçka. I thoja mjaft. Derisa ai kënaqet, Mjaft të të gjente vetëm do e bënte diçka. Ishte e pamundur të shpëtoje nga ai. Ai prekte çdo gjë timen. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Frekuentonte me mua, jo brenda meje por në çdo vend tjetër”, shprehet ajo.
Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë.
Vajza thotë se sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq, dhe të bëjë veprime të turpshme.
Sipas të resë ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai monstër ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël.
17-vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundrazi vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të.
“Më thoshte ti nuk ke pse bën kështu. Më thoshte që çdo baba e bën këtë gjë me vajzën e vet. I thoja jo largohu. Deri para një viti e gjysmë nuk kam folur me askënd. Në atë kohë i kam thënë mamasë. Deri në moshën 16 vjeçe nuk i kam thënë mamit.
Edhe mami nuk është ndonjë figurë. Ajo është shumë e ftohtë si për mua dhe për motrën. Në atë moment kur po shkonim për shtëpi po më fliste ashpër. Ai rrinte në Greqi dhe unë nuk i shkruaja. Ajo më thoshte pse nuk e merr babin tënd. I thoja e di çfarë më ka bërë mua ai. Ia shpjegoj të gjitha. Nuk u prek. Vetëm më thoshte pse nuk ma ke thënë mua. Kur shkuan në shtëpi e pyeti dhe motrën dhe i thotë edhe motrat të njëjta gjëra. Ai e mohoi”, tregoi ajo .
Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues dhe tragjik, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale ushtronte dhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje.
Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera.