Babai i 20-vjeçarit në Viti që vdiq pas goditjes së veturës ankohet për vonesën e emergjencës

Babai i 20-vjeçarit në Viti që vdiq pas goditjes së veturës ankohet për vonesën e emergjencës

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit në Viti, kur një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin pranë një parku.

Nga ky aksident, 20-vjeçari Auron Ferizi humbi jetën, pavarësisht përpjekjeve për trajtim mjekësor.

Babai i të ndjerit ka rrëfyer në Kosova Live se dyshon se shkak i vdekjes së tij ka qenë vonesa fatale e ambulancës dhe mungesa e ndihmës së parë.

“Mjekët në Prishtinë e vetën gruan: Sa e keni ambulancën larg? Se shumë janë vonu me dërgu…”, ka treguar babai i Auronit, duke shtuar se ndonëse vendi i ngjarjes në Viti është vetëm pesë minuta larg nga QKMF, ndërkaq ambulanca u vonua mbi 30 minuta.

Sipas tij, djali kishte gjakderdhje të brendshme, ku çdo minutë ishte vendimtare.

Situata u rëndua edhe më tej kur ambulanca që po transportonte shokun e Auronit u prish rrugës në një fshat, duke e lënë të lënduarin pa asnjë ndihmë. Në ato çaste, nëna e tij u përpoq vetë t’i jepte ndihmë deri sa erdhi vetura tjetër.

Related Articles