Babai i Mbappes e këshilloi të rinovoj me PSG, lojtari dëgjoi avokatin

Babai i Mbappes e këshilloi të rinovoj me PSG, lojtari dëgjoi avokatin

E ardhmja e sulmuesit së PSG-së, Kylian Mbappe vazhdon të mbetet në dyshime. Francezi kërkohet me ngulm nga Real Madrid, që kanë ofruar 160 milionë euro.

PSG i ka bërë rreth gjashtë propozime Mbappes që i ka refuzuar të gjitha, derisa e fundit ishte pesë vite kontratë me mundësi vazhdimi për një tjetër me vlerë 30 milionë euro plus bonuset për sezon.

Sipas El Confidencial, babai i Mbappes, Wilfried, e këshilloi djalin e tij të pranojë ofertën e rinovimit dhe të vazhdojë me PSG-në, mirëpo avokati insistoi se sulmuesi duhet të kalojë te Real Madrid dhe të bëhet yll botëror.

Lexo edhe:

Kylian e dëgjoi avokatin, andaj refuzoi të gjitha propozimet.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe gjithçka mund të kompletohet brenda javës, në rast që PSG pranon ta shesë Mbappen.

Related Articles